Saturday, May 18, 2013
   
Madhesia

KËRKO...

E kush është më fjalë mirë se sa Ai që thërret në rrugë te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej Muslimanëve?"   Fussilet:33

Ëndrrat Si bëhet Komentimi i tyre*

Tema të ndryshme

User Rating: / 0
PoorBest 
 Rreth kësaj teme kanë folur shumë njerëz me dije apo pa dije.  Këtu do të shpjegojmë disa rregulla, dispozita që kanë të bëjnë me ëndërrat. Të gjithë ata që nuk i përkasin pasuesve të sunetit dhe xhematit, kanë pasur kuptime dhe interpretime të ndryshme për to. Ëndrra është një lloj kuptimi për diçka e cila mund të jetë ose prej engjëllit ose prej shejtanit.

Ato janë disa pamje që shfaqen tek personi që është në gjumë, munden që të jenë foto të qarta ose simbole të ndonjë kuptimi. Gjithashtu, një lloj tjetër që njeriu i shikon në ëndërr janë çështjet që e shqetësojnë atë gjatë ditës.

Argument për këtë është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë:

 “Ëndrrat ndahen në tri lloje: ëndërr prej Allahut, ëndërr si rezultat i shqetësimit gjatë ditë dhe ëndërr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ëndrrat mund të jenë të vërteta ose mund të jenë simbole me kuptime të caktuara. Llojin e  parë e dërgon Allahu i Madhëruar përmes engjëllit. Lloji i dytë është ëndërr  prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një hadith ka thënë:

 “Kush shikon ndonjë ëndërr të mirë, e cila e gëzon le të falenderojë Allahun, sepse ajo është prej Allahut, dërguar përmes enjgjëllit; ndërsa kush shikon ndonjë ëndërr, e cila e trishton, le të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo është prej tij.”

Ëndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe përgëzuese. Është transmetuar në një hadith se një sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për Fjalën e Allahut: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepen myzhde në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër . Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh." se cilat janë ato përgëzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj se ato përgëzime janë: “Ëndërrat e mira që i shikon besimtari.”

Në hadithin e vërtetë të transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ka shkuar pejgamberllëku, por kanë mbetur përgëzimet.”

 Është pyetur se cilat janë përgëzimet? Ka thënë: “Ëndrrat e mira.”

Ky hadith tregon se ëndërra është një pjesë e shpalljes. Ekziston edhe një hadith tjetër ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  thotë:

“Ëndrra e mirë është një pjesë nga 46 pjesë të shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ëndërr dhe në realitet vetëm se ka ndodhur ashtu siç e ka parë. Ky është një lloj frymëzimi që Allahu e lëshon te disa robër të cilët i do. Pra ëndërra e mirë është një pjesë e shpalljes dhe është shpresë përgëzuese.

Janë të përmendura në hadithe disa herë si ëndrra të mira e disa herë si ëndërra të sinqerta. Disa dijetarë kanë thënë se këto janë të njëjta e disa të tjerë kanë bërë dallime kur kanë thënë se ëndrra e vërtetë është ajo që ndodh ashtu si e ka parë ëndërruesi në gjumë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka parë ëndrra të vërteta, sepse kanë qenë shpallje prej Allahut. Transmetohet nga Aishja, e cila thotë se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ëndrra të vërteta dhe nuk ka parë ëndërr të vërtetë vetëm se ajo  ka ndodhur në realitet ashtu si e ka parë. Kjo lloj ëndrre nuk ka nevojë për komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ëndërruesi. Kjo gjë ndodh edhe tek disa njerëz të tjerë, të cilët Allahu i  Madhëruar dëshiron që t’ju tregojë disa gjëra para se të ndodhin. Për ta vërtetuar këtë ju mundëson që disa njerëz ta shohin ëndrrën e njëjtë.

Është transmetuar në një hadith të vërtetë se një grup prej sahabëve kanë parë në ëndërr se nata e kadrit do të ndodhë në shtatë netët e fundit të Ramazanit, pastaj kanë shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i kanë treguar për ëndrrat që i kishin pare. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu ka thënë se ëndrrat tuaja po përputhen  dhe ka porositur që natën e kadrit ta kërkojnë në shtatë netët e fundit të Ramazanit.


Hasan el-Basriu: Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shihe rrezultatin e asaj që ke mësuar.

Comments  

 
0 #2 Liridona 2012-03-06 09:31
Pershendetje
Kam par en enderr baban tim qe ekishte kemben en gips dhe hecke me shtaga vllau i ndimojke dhe jam shqetsuar shum ne enderr qka demthen kjo
Quote
 
 
0 #1 entela 2011-04-18 06:47
:-) sh te bukura .urime
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh

Umra 2013

Radio Udhezimi

LogooDëgjo Live kliko Play


HIXHAME 2013 NE PRILL, PRISHTINE

ILACI PROFETIK FARA E ZEZË

AKSION 340gr - 17€

Reklama Juaj.

Alternative flash content

To view this Flash you need Javascript on your browser and updated version of flash player.

Get Adobe Flash player

INICIATIVA: DAVETI ISLAM

SERIALI: QËNDRIME BURRËRORE

SHEMBUJ TË BESIMIT TË VËRTET

BURDUSHI

RRUGA E DREJTË

 

GODITJET E ZEMRES

SPROVA

LEXO KUR'AN - NDËGJO RUKJE

   

Termine për Rukje


LIVE: MEKKAH & MEDINA 24H

   
LIVE TV 24H

SADAKA PËR FEN E ALLAHUT

Vizitat e Faqes

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot43133
mod_vvisit_counterDje30438
mod_vvisit_counterKëtë Javë278487
mod_vvisit_counterJavën e Kaluar272360
mod_vvisit_counterKëtë Muaj787852
mod_vvisit_counterMuajin e Kaluar1030646
mod_vvisit_counterGjithsej14755948

Aktualisht në linjë

We have 766 guests online

    

Daveti Islam në FaceBook

Lidhu me Namaz Lidhu me Zotin

 
 
 

Video DAVETI ISLAM

NextPrevious
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video