Friday, May 24, 2013
   
Madhesia

KËRKO...

E kush është më fjalë mirë se sa Ai që thërret në rrugë te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej Muslimanëve?"   Fussilet:33

"Femra Të veshura, por të zhveshura"

Hutbe - Hutbe

User Rating: / 0
PoorBest 
Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara.  Nëse do të ketë pas jush ndonjë popull, do t'u shërbejne gratë tuaja grave te tyre, siç po ju shërbejnë ju gratë e popujve para jush."

 

 

 

 
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botrave. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, të Vetmit, që s'ka shok. Dhe se zotëriu ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguar i Tij, i dashur i Tij dhe i zgjedhuri prej krijesave. E kreu amanatin, e trasmetoi shpalljen dhe e këshilloj Umetin. Luftoi në rrugë të Allahut me një luftë të vërtet gjersa i erdhi vdekja.

 

O Allah shpërbleje atë ndaj nesh më mirë se çdo Profet tjetër ndaj popullit të vet dhe më mirë se ç'do i dërguar ndaj thirrjes së tij! Paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij, te dashurit e tij dhe të gjith ata qe ndjekin udhëzimin e tij, kapen prej sunetit të tij dhe pasojnë gjurmët e tij deri në ditën e fundit.

 


Vëllezër dhe motra ne Islam, jemi duke vazhduar mësimin tonë, me ndihmën e Allahut dhë mbështetjen e Tij, rreth shenjave te vogla të Kijametit, në serinë e mësimëve mbi ditën gjykimit, si një prej shtyllave të Imanit. Po e shfrytëzoj këtë takim për të folur rreth shfaqjes së grave të veshura por, të zhveshura si një prej shënjave të vogla të Kijametit, për te cilën na ka informuar ai që flet të vërtetën dhë i besohet, ai i cili nuk flet nga mendja e tij. Dhe sot po shohim si u vërtetua fjala Pejgamberike thënë katërmbëdhjetë shekuj më parë.

 


Dëshiroj të përqëndroheni në Hadithin që do të vijojë, sepse Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e ka përshkruar situatën me hollësinë më të madhe, sikur po jeton midis nesh e po na flet mbi gjendjen e mjeruar të grave tona, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu.


Hadithi trasmetohet nga Imam Ahmedi dhe të tjerë me zinxhir të saktë, vërtetuar nga dijetari Ahmed Shakir, Allahu e mëshiroftë. Prej Abdullah ibn Omerit trasmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Në fund të Umetit tim do të ketë njerëz që hipin mbi disa lloj samarësh që ngjajnë si shtëpi, zbresin prej tyre tek dyert e xhamive. Gratë e tyre janë të veshura por, të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Nëse do të ketë pas jush ndonjë popull, do t'u shërbejne gratë tuaja grave te tyre, siç po ju shërbejnë ju gratë e popujve para jush."

 
Shikoni me vëmendje këtë fjalë Pejgamberike: "Në fund të Umetit tim do të ketë njerëz që hipin mbi disa lloj samarësh që ngjajnë si shtëpi..." Këtu Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, (sikur) ka përshkruar mjetet e sotme të udhëtimit. Po të shohësh një automobil modern vëren se ai nuk ka shumë ndryshim nga një shtëpi. Sediljet janë të rehatshme e mund të shtrihen për të fjetur, në të mund të hash ushqim dhe të marësh pije, bile në autobusët e linjave të largëta ke dhe banjo me ujë të ftohtë apo të ngrohtë brenda, ka frigorifer etj. Kjo nuk ka nevojë për shumë përshkrim por ajo që duhet të ndalemi është fjala e Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, "Në fund të Umetit tim do të ketë njerëz që hipin mbi disa lloj samarësh që ngjajnë si shtëpi, zbresin prej tyre tek dyert e xhamive..."

Sot shohim oborrin e xhamisë plot me makina që arrijnë deri tek dera, makinat private, pak me tutje sheh taksitë, autobusët e linjave urbane etj. Prej këtyre burrave që vijnë me makinat e tyre deri tek dera e xhamisë ka të tillë që gratë i kanë të veshura por, të zhveshura. E lus Allahun ti mbulojë gratë tona dhe vajzat tona me mbulesën islame. O Allah bëja të dashur atyre mbulesën dhe zbukuroje në zëmrat e tyre, me mëshirën Tënde, Ti je Mëshiruesi i Mëshiruesve!
Thotë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: "... gratë e tyre janë të veshura por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta

 

 

  • Nga gunga që deveja ka mbi shpinë mund të kuptohet nëse ajo është e fortë dhe shëndoshë apo e dobët, kur gunga është e ngritur tregon se deveja është e fortë ndërsa nëse është e ulët dhe e vogël tregon se deveja është e dobët. Sot nuk mungojnë gra të tilla, që i rregullojnë flokët duke i mbledhur mbi kokë si topuz, pikërisht si gungat e deveve të dobëta. Ka mënyra nga më të ndryshmet për prerjen e flokve, sallonet e bukurisë nuk kanë të mbaruar. Sapo del një model i ri shkon gruaja per ti prerë flokët sipas tij, bile dhe për ti ndryshuar flokët me flokë artificiale. Shkon e ulet para një burri të huaj, me dëshirën e saj të plotë, që t’i rregullojë asaj flokët e ta zbukurojë.

 
Thotë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “…mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara…” Këtu dëshiroj të ndalem për të shpjeguar me hollësinë më të madhe një rregull bazë, i cili është; gjykimi i përgjithshëm dhe gjykimi i veçantë. Nuk lejohet t’i shkosh një gruaje që del “e veshur por e zhveshur” e ti thuash; ti je e mallkuar. Kjo është rreptësisht e ndaluar. Ajo ç’ka duhet bërë është që ti sqarohet asaj çështja, ti shpjegohet e vërteta me urtësi dhe mëshirë, me edukatë dhe modesti. Ka shumë dallim kur thua; i mallkoftë Allahu ato gra që dalin të veshura por të zhveshura, ky është gjykim i përgjithshëm, dhe kur thua; e mallkoftë Allahu filan grua që del e veshur por e zhveshur, ky është gjykim i veçantë.

 
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “…mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Nëse do të ketë pas jush ndonjë popull, do t'u shërbejnë gratë tuaja grave të tyre, siç po ju shërbejnë ju gratë e popujve para jush." Ky është poshtërimi që po përjetojnë muslimanët në këtë kohë, si pasojë e lënies së fesë së Allahut. Këto janë frytet e hidhura të largimit nga parimet islame. Sot muslimanët poshtërohen...nga çifutët, mbi të cilët Allahu ka vendosur poshtërimin. S’ka ndihmë dhe ndryshim veçse prej Allahut.

 

  • Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë gjithashtu në Hadithin e Muslimit, të trasmetuar nga Ebu Hurejra: “Dy grupe njerëzish prej banorve të zjarrit nuk i kam parë akoma; disa burra që mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve e godasin njerëzit me ta dhe gra që janë të veshura por të zhveshura, përdridhen dhe bëjnë njerëzit të dridhen, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij dhe pse ajo ndjehet nga një largësi e madhe.”

 
Kjo është dëshmi e të Dërguarit të Allahut se këto dy grupe njerëzish do të jenë në zjarr. Po ndalem të shpjegoj mbi grupin e dytë të përmëndur në Hadith, “gra që janë të veshura por të zhveshura”, çdo të thotë kjo? Dijetarët kanë dhënë disa shpjegime, i pari; gruaja që vesh rroba të holla, të tejdukshme dhe shihet se ç'ka përtej tyre, kështu duket sikur të ishte e zhveshur. Shpjegimi i dytë; gruaja që vesh rroba të ngushta të cilat shfaqin edhe pjesët më intime të saj. Këto janë më provokuese se ato që dalin të zhveshura plotësisht sepse e ndaluara është e lakmuar dhe se njeriu është i prirur që të zbuloj se ç’ka përtej mbulesave, ç’ka përtej perdeve.

 
I Dërguari i Allahut thotë në Hadithin e trasmetuar nga Ebu Hurejra: “Prej shenjave të Kijametit është që të shfaqen rroba të cilat i mbajnë gra të veshura, por të zhveshura.” Nuk ka dyshim se këto veshje që shohim sot me prerje nga më të ndryshmet, të ngushta, të shkurtëra, të çara nga të gjitha anët nuk kanë ekzistuar apsolutisht në kohën e Pejgamberit. Këto Hadithe janë prej mrekullive të Pejgamberit Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, paralajmërimet e bëra në to po i shohim të vërtetohen sot në ditët tona, mëse katërmbëdhjetë shekuj pas thënies se tyre.

 
“… përdridhen dhe bëjnë njerzit të dridhen…” Pra, përdridhet gruaja gjatë ecjes, majtas e djathtas, dhe bën që të kthehen e ta shikojnë burrat dhe djemt e të dridhen zemrat e tyre prej saj. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë në Hadithin e trasmetuar nga Usama ibën Zejd “Nuk kam lënë sprovë më të dëmshme për burrat se gratë” (trans. Buhariu dhe Muslimi)

 

  • Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka gjykuar mbi këto gra se ato do të jenë prej banorve të zjarrit. A ka mundësi femra muslimane e cila del e veshur por e zhveshur ta duroj zjarrin? O ti motër që vesh rroba të ngushta dhë ti që vesh rroba të tejdukshme, a mund ta durosh nxehtësinë e zjarrit? A e di se ushqimi i banorve të zjarrit është zjarr, se pija e banorve të zjarrit është zjarr, e di se rrobat e banorve të zjarrit janë prej zjarri?

 
“A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon? Atë ditë sheh fytytra të përulura, të lodhura e të raskapitura. Ato do të hidhen në zjarrin e nxehtë flakërues, u jepet të pijnë nga një burim që valon. Ata nuk kanë ushqim tjetër përveç “Edari’a” (El Gashije: 1-6) A e di çfarë është “Edari’a?
Gjithashtu thotë Allahu i Lartësuar: “Pastaj hidheni në zjarrin flakërues, pastaj lidheni atë me zinxhir të gjatë shtatdhjetë kut. Vërtet ai nuk besoi në Allahun, më Madhështorin, nuk dha e nuk nxiti për të ushqyer të varfrit. E ai nuk ka këtu ndonjë shok, e as ushqim veçse prej “Gislin” ( El Hakah: 31-36) Po “Gislin” e di se ç’është?

 
Edari’a është një llojë bime me gjemba helmues ndërsa Gislin është pisllëku që del nga të shplarat e plagëve. Ky është ushqimi i banorve të zjarrit.
“ ...Kjo pritje (me shpërblim prej Allahut) është më e mirë apo pema e Zekumit? Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët. Ajo është një pemë që del nga fundi i Xhehenemit. Frutat e saj janë si kokat e shejtanëve. Vërtet ata do të hanë prej saj dhe do të mbushin barqet me të. Pastaj mbi gjith këtë do tu jepet për të pirë ujë i valë. Dhe më pas kthimi i tyre është në Xhehenem.” (Es Saffat: 62-68)

 
A i duron dot gjithë këto; Edari’a, Gislin, Zekum? Pasi të kenë ngrënë prej këtij zjarri dhe ti ketë përvëluar barqet e tyre, banorët e Xhehenemit kërkojnë ujë që të shuajnë etjen nga përvëlimi dhe nxehtësia e tmerrshme. U jepet për të pirë një lloj uji si vaji që valon nga nxehtësia.
Thotë Allahu i Madhëruar:
“ Dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copton zorrët e tyre.” (Muhamed: 15

)
“Ne kemi përgatitur për Dhalimunët (zullumqarët, keqbërësit, jobesimtarët) një zjarr, muret e të cilit do ti mbështjellin ata, dhe nëse kërkojnë ndihmë (lehtësim, ujë) u jepet ujë si vaji që valon, pije e tmerrshme dhe vend i poshtër për tu banuar” (Kehf: 29)

 

  • “Ata (të dërguarit) kërkuan ndihmën, ndërsa çdo diktator arrogant pësoi dështim. E pas tij është Xhehenemi, në të cilin detyrohet të pijë ujë të vluar, të qelbur. Përpiqet ta kapërcej, por nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët po ai nuk vdes, atë e pret dënim shumë i rënd.” (Ibrahim: 15)

 
Edhe rrobat që veshin sot femrat e zbuluara, për të sprovuar me to zemrat e djemve dhe të burrave, do të kthehen në rroba prej zjarri nëse nuk pendohen tek Allahu, Krenari, Falësi.
Thotë Allahu i Madhëruar: “Këta dy kundërshtarë (besimtarët dhe jobesimatrët) kundërshtohen mes veti në lidhje me Zotin e tyre; sa i përket atyre që nuk besojnë, do tu priten rroba prej zjarri, do tu derdhet ujë i valuar mbi kokë, më të u shkrihet ç’kane në barqe e edhe lëkurat.” (Haxh: 19-21)

  •  
    Njeriu nuk mund ta duroj dot diellin në një ditë të nxehtë, as zjarrin normal në këtë botë. Dije motër e nderuar se ky zjarr është vetëm një e shtatëdhjeta e zjarrit të Xhehenemit. Sahabët, kur e dëgjuan Pejgamberin, sal-Allahu alejhi ue selem, thanë: Për Allahun, o i Dërguar i Zotit, do të mjaftonte edhe ky zjarr. Tha Pejgamberi (paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të): “Por, zjarri i Ahiretit është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i fortë se zjarri i Dynjasë”

 
Unë nuk e imagjinoj dot se ka burrë në shtëpinë nga e cila del vajza me pantallona të ngushta, bile dhe me streçe, e lyer dhe e pispillosur me makijazh, për të shkuar kështu në shkollë apo ne universitet. Nuk po them s’ka besimtar, po burrë.
Por, kësaj i hapen dyert kudo që shkon, ndërsa muslimania, besimtarja e ndershme e veshur me mbulesën islame, duhet te ndalojë tek dera e shkollës apo fakultetit për të hequr shaminë e pastaj të futet në mësim?!

 
Sot kush flet për mbulesën quhet i prapambetur, fanatik. Pastërtia dhe nderi shikohet si prapambetje, ndërsa degjenerimi si përparim dhe qytetërim. Në këtë kohë kanë ndryshuar vlerat. Betohem për Allahun se kjo është një nga arsyet kryesore që ne (muslimanët) nuk e meritojmë ndihmën e Allahut në këtë gjendje që ndodhemi.

 
Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Do t’iu vijë njerzve një kohë mashtruese, dëgjohet në të gënjeshtari dhë përgënjeshtrohet i drejti, i besohet tradhëtarit dhe tradhëtohet besniku. Në atë kohë do të flasin Ruejbitat, thanë: Kush janë Ruejbitat o i Dërguar i Allahut? Tha: Njeriu i ulët që flet për çështjet e interesit të përgjithshëm” (ruvejbida)
Këshilla ime për vajzat është që të mbulohen, kini frike Allahun në veshjen tuaj, kini frikë Allahun në mbulesën islame. Motër e nderuar, të thëras ty, e unë betohem për Allahun se unë të dua të mirën siç dua për vajzën time, dua të jesh e mbuluar siç dua për gruan time, dua të jesh e ndershme siç dua për nënën time dhe motrën time.

  • Ti je perlë e çmuar, je xhevahir i shtrenjt, dhe është e pamundur për një njeri që llogjikon, që ta lërë perlën e tij ta shoh çdo sy e ta prek çdo dorë. Motër e nderuar, mos thuaj më bind për mbulesën por, unë po ta korrigjoj kërkesën, thuaj më bind për Islamin. Nëse je muslimane, Ai që të ka urdhëruar për tu mbuluar është Allahu, dhe kur urdhëri vjen prej Allahut ti nuk duhet të thuash gjë tjetër veç asaj që tha muslimania e parë, e mirë dhe e pastër; “Dëgjuam dhe u bindëm, na fal o Zoti ynë tek Ti është kthimi” (Bekare:285)

 
E lus Allahun ti mbulojë gratë tona dhe vajzat tona, t’ia u hap zemrat e tyre për Islamin dhe të vërtetën, vërtetë Ai ka mundësi për çdo gjë.
Por a ka pendim?
Eja vajzë, ti që ke renë në këtë pellg, eja pendohu tek Allahu i Madhëruar, lutju Atij që ti fali gjynahet e shkuara. Dijeni se Allahu gëzohet kur një person pendohet dhe kthehet tek Ai, e Ai është i Pasuri që s’ka nevojë për askënd. Ai, i Lartësuari, e ka hapur derën e pendimit për robërit e Tij.

 
Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj o ju robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën prej mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha gjynahet, Ai fal shumë dhe është Mëshirues.” (Zumer: 53)
I Lartësuari i thërret besimtarët dhe kërkon që ata të pendohen sepse njeriu do të pyetet për çdo vepër të tijën e vogël qoftë apo e madhe. Thotë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’ju falë të këqiat, t’ju çojë në xhenete në të cilat rrjedhin lumenj, ditën në të cilën Allahu nuk e turpëron Pejgamberin dhe së bashku me të as ata që kanë besuar, drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: Zoti ynë, na e bëj të përkryer dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti ke mundësi për gjithçka.” (Tahrim: 8)

 
“Pendohuni të gjithë tek Allahu o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim” (Nur: 31)
Dhe çdo natë o ju muslimanë, o ju djem, o ju vajza zbret Allahu i Madhëruar në qiellin e dynjasë (në një mënyrë që i përshtatet madhërisë së Tij) dhe thotë: “Unë jam Sunduesi; A ka ndonjë që më lutet ti përgjigjem atij, a ka ndonjë që kërkon ti jap atij, a ka ndonjë që kërkon falje ta fal atë? Dhe vazhdon kështu deri sa të zbardh agimi”

 
Trasmetohet se Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë në një Hadith kudsi: “Allahu i Madhëruar thotë: Unë jam për robin Tim ashtu siç më mendon ai. Unë jam me të kur më përmend, nëse më përmend në veten e tij Unë e përmend atë në veten Time, e nëse më përmend në një bashkësi Unë e përmend atë në një bashkësi më të mirë se e tija. Nëse më afrohet një pëllëmbë Unë i afrohem atij një hap, nëse më afrohet një hap Unë i afrohem edhe më shumë, nëse më vjen duke ecur Unë i shkoj atij duke vrapuar” (Buhariu dhe Muslimi)

 

  • Gjithashtu Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Vërtet Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet mëkatari i ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet mëkatari i natës” (Muslimi)

 
Po e mbyll temën me këtë Hadith të nderuar. Trasmetohet prej Omerit se Pejgamberi, paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, pa një grua prej robëreshave në një luftë duke kërkuar fëmijën e saj, kur e gjeti atë e mori në krah, e shtrëngoi fort dhe i dha për të pirë, kjo pamje rënqethëse ndikoi thellë në zemrën e të Dërguarit të Allahut prandaj i pyeti shokët: A mendoni se kjo nënë mund ta hedhë në zjarr foshnjen e saj? Thanë: Jo o i Dërguar i Allahut, tha: Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij se kjo nënë me fëmijën e saj” (Buhariu)

 
Prandaj ejani ju vajza pendohuni, kthehuni tek Zoti i qiejve dhe i tokës! Mjerë për ty nëse thirresh sot që të pendohesh dhe nuk kthehesh, të përkujtohet Allahu e nuk udhëzohesh. ا’farë do të thuash nesër kur të dalësh para Zotit tënd? Kujtohu o motër! Kujtohuni o ju muslimanë

!
Kujto veten ditën e ringjalljes të zhveshur
I vetmuar, trupi të dridhet, i çoroditur!
Zjarri flakëron për mëkatarët prej zemërimi
E Zoti i Arshit me ta është i mërzitur.
Lexoje librin me kujdes o robi Im!
A sheh në të ndonjë shkronjë të pa qënë?
Pasi e lexove dhe gjynahet ti pranove
Thërret i Madhëruari merreni o engjuj!
E shihe këtë mëkatar të etur në zjarr.
Nesër mushrikët do të hidhen në skëterrë
E besimtarët ne Xhenet janë përherë.

 
Motër e nderuar, mos u mashtro nga mosha jote e re, nga bukuria jote, nga shoqëria as nga gënjeshtrat që mund ti bësh prindërve sepse një ditë do të qëndrosh para Allahut të Lartësuar i Cili “E di shikimin me cep të syrit dhe atë çka fshehin në zemra” (Gafir: 19)

 
O ti muslimane!
Lëre ç’ka kaloi në fëmijëri
Kujto gjynahet e qaj për to
Engjujt jo s’i kanë harruar
Dhe pse ti aspak si kujton
Por mirë i kanë regjistruar
E ti luan dhe jetën dëm e çon
Ty shpirti t’është lënë amanet
Do ta kthesh një ditë dhe pse ti s’do
Dhe dynjaja që t’ka mashtruar
ثshtë kënaqësi e shkurtër, një moment
Ta dish se çdo nate e çdo ditë
Dalin shpirtrat tanë t’japin llogari

.
Të vërteten ka thënë Allahu i Madhëruar: “Por kur (shpirti) vjen tek fyti. Dhe kur të thuhet: Kush mund ta shëroj (dhe ta shpëtoj nga vdekja)? E ai (që po jep shpirt) do ta kuptoi më në fund se është ndarja (koha e vdekjes). Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën (të mbështjella me qefin). Kthimi atë ditë do të jetë për tek Zoti yt. Kështu pra, ai as nuk besoi as nuk u fal, por përkundrazi ai përgënjeshtroi dhe kthehu shpinën, pastaj ecte gjith krenari drejt familjes së vetë duke i pëlqyer vetja. Mjerë për ty, mjerë për ty, përsëri mjerë për ty e mjerë për ty! A mendon njeriu se do të lihet i harruar? A nuk qe ai një Nutfah (lëng i ngjizur i vezve të bashkuara) prej spermës që derdhet? Pastaj u bë një Alakah ( gjak i mpiksur), pastaj (Allahu) i dha trajtë dhe formë atij në përpjestimin e duhur, dhe bëri prej saj çiftin; mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai në gjendje të ngjallë të vdekurit?” (Kijameh: 26-40)

  •  
    E lus Allahun që të na kthej tek e vërteta me një kthim të bukur. Zoti ynë, na jep prej grave tona dhe pasardhësve tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të të devotshmëve! O Allah mbuloji gratë tona dhe vajzat tona, na ruaj djemt tanë, ktheji ata tek e vërteta me një kthim të mirë, me mëshirën Tënde, Ti je Mëshiruesi i Mëshiruesve!

 
Të dashurit e mi, kjo është një thirrje që ju bëhet nga një vëllai juaj që ju do për hir të Allahut, e lus Allahun që ta bëjë atë të sinqertë, për kënaqësinë e Tij dhe ti bëjë dobi me të myslimanëve dhe myslimaneve. اfarë është arritur me të është prej Allahut, të Vetmit, ndërsa ç’ka është gabuar apo harruar është prej meje dhe Shejtanit, vetëm Allahu dhe i Dërguari i Tij janë larg prej gabimeve. Kërkoj mbrojtje nga Allahu që t’ju përkujtoj juve me këtë e të harroj veten.

 
Paqa, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

 
Shkëputur nga një ligjëratë e Muhamed Hassan


Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.”

Add comment


Security code
Refresh

Umra 2013

Radio Udhezimi

LogooDëgjo Live kliko Play


HIXHAME 2013 NE PRILL, PRISHTINE

ILACI PROFETIK FARA E ZEZË

AKSION 340gr - 17€

Reklama Juaj.

Alternative flash content

To view this Flash you need Javascript on your browser and updated version of flash player.

Get Adobe Flash player

INICIATIVA: DAVETI ISLAM

SERIALI: QËNDRIME BURRËRORE

SHEMBUJ TË BESIMIT TË VËRTET

BURDUSHI

RRUGA E DREJTË

 

GODITJET E ZEMRES

SPROVA

LEXO KUR'AN - NDËGJO RUKJE

   

Termine për Rukje


LIVE: MEKKAH & MEDINA 24H

   
LIVE TV 24H

SADAKA PËR FEN E ALLAHUT

Vizitat e Faqes

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot1558
mod_vvisit_counterDje62548
mod_vvisit_counterKëtë Javë234406
mod_vvisit_counterJavën e Kaluar334778
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1078549
mod_vvisit_counterMuajin e Kaluar1030646
mod_vvisit_counterGjithsej15046645

Aktualisht në linjë

We have 616 guests online

    

Daveti Islam në FaceBook

Lidhu me Namaz Lidhu me Zotin

 
 
 

Video DAVETI ISLAM

NextPrevious
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video
  • View Video